Mbi Hanën

Hana është advokate në fushën e imigracionit dhe azilit në Toronto, Kanada. Është bashkëthemeluesja e firmës ligjore Marku & Lee Immigration & Refugee Lawyers.

Mban diplomë juris doctor (JD) nga Osgoode Hall Law School si dhe magjistraturë nga York University në fushën e komunikimit dhe kulturës. Trajnimin si advokate e ka mbaruar në firmën Mithoowani Waldman Immigration Law Group dhe ka punuar në Divizionin e Imigracionit si studente në klinikën për këshilla juridike falas, Parkdale Community Legal Services.

Hana ka përvojë në shumë fusha të imigracionit dhe azilit, përfshirë sponsorizime familjare, kërkesat për azil, apelimi i kërkesave të refuzuara të azilit, aplikime humanitare, aplikime për vlerësim të rrezikut para deportimit, si dhe aplikime për rishikim juridik (për listën e plotë të shërbimeve të ofruara ju lutëm kontaktoni me Hanën). Hana jep përfaqësim ligjor falas për klientë të cilët mbajnë çertifikata ligjore nga Legal Aid Ontario nëqoftëse janë gra dhe/ose individë të komunitetit LGBTQ.

Më parë Hana ishte hulumtuese dhe shkrimtare në Kosovë, me fokus të veçantë mbi drejtesinë tranzicionale dhe barazinë gjinore. Ka shruar mbi rolin e grave në luftën çlirimtare të Kosovës, njohja ligjore e të mbijetuareve të dhunës seksuale gjatë luftës si dhe kultura e përdhunimit në Kosovë. Ka shkruar një ese personale me mendimet e saj mbi lirinë dhe luftën politike për liri për transmetuesin publik të Kanadës, CBC.

E lindur në Prishtinë, Hana ka emigruar në Kanadë në vitin 1993. Jeton në Toronto me burrin e saj Nate dhe dy macat e tyre, Shkurtja dhe Fejza. Ajo është një nga themelueset e Albanians Active Now, një hapësirë virtuale për shqiptarë me politika progresive. Eshtë po ashtu anëtare e Shoqatës së Filmit Shqiptar në Toronto. Flet shqip dhe anglisht.

immigrant.jpeg

Hana si imigrante e re në vitin 1993.